Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sistemi i munguar, Lohan: Paradoksi fakti që në Tiranë s'gjen dot adresën e kërkuar
English

Sistemi i munguar, Lohan: Paradoksi fakti që në Tiranë s'gjen dot adresën e kërkuar

Tiranë, 10 dhjetor, NOA - Në kryeqytetin shqiptar është e pamundur të shkosh në destinacionin e duhur pasi mungon sistemi i adresave dhe ky përbën një paradoks për një qytet që pretendon të jetë metropol evropian.

Një fakt të tillë e ka bërë me dije ambasadori i Komisionit Evropian në Tiranë, Helmut Lohan në një aktivitet për sistemin e adresave, duke ngritur problematikën.

Gjatë fjalës së tij, ai në tërëzi ka shprehur shqetësimin për mungesën e një sistemi adresash në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë.

Për këtë arsye, ai ka kërkuar nga qeveria shqiptare sa më parë krijimin e një sistemi të modern adresash që t'i ndihmojë qytetarët të orientohen në metropolin që po rritet përditë. Ndërkohë, Lohan ka deklaruar se krijimi i kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike, është një hap tjetër i rëndësishëm për Shqipërinë.

Nga ana e tij, ministri i Brendshëm, Lulzim Basha ka premtuar se qeveria është e angazhuar që sa më parë të krijojë një sistem modern adresash.

n.e/NOA

KOMENTE