Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi: Administrata, qeveria e gjyqësori të jenë transparente, Avokati i Popullit ndihmon
English

Topi: Administrata, qeveria e gjyqësori të jenë transparente, Avokati i Popullit ndihmon

Tiranë, 10 dhjetor, NOA - Mirëqeverisja e një vendi e kërkon patjetër në ta ketë në krah funksionalizimin e Avokatit të Popullit, si një institucion që mundëson pasjen e   një qeverie efikase, një pushteti gjyqësor të pavarur dhe një legjislativi që bën ligje në mbrojtje të qytetarëve.

Këto fjalë ka zgjedhur të thotë në ceremoninë e 10-vjetorit të Avokatit të Popullit, presidenti i Republikës, Bamir Topi, sipas të cilit sa më demokratik të jetë një vend, aq më vlerë merr institucioni i Avokatit të Popullit.

"Ai mbetet një ushtrues i presionit të drejtë publik për të ndihmuar standardet e mirëqeverisjes", tha Topi duke konkretizuar vlerat e Avokatit të Popullit dhe kontributin e tij në mbrojtje të qytetarëve.

Sipas tij, kultura e qeverisjes qytetare sinjifikon administrim të mirë dhe llogaridhënie të administratës para njerëzve që paguajnë për ta mbajtur atë dhe në këtë proces, natyrisht që një ndihmë të madhe jep institucioni i Avokatit të Popullit.

"Ai nuk është kundërshtar i saj, por një oponent dhe partner për të arritur qëllimet e përbashkëta për demokratizimin e institucioneve", vuri në dukje në fjalën e tij kreu i shtetit.

n.e/NOA

KOMENTE