Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vasili: Edukimi, një nga shtyllat e reformës për përmirësimin e shëndetësisë
English

Vasili: Edukimi, një nga shtyllat e reformës për përmirësimin e shëndetësisë

Tiranë, 10 dhjetor NOA - Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili ka qenë sot i pranishëm në Konferencën e Parë Kombëtare të Edukimit në Vazhdim për profesionistët e shëndetësisë, një bashkëpunim mes Qendrës Kombëtare e Edukimit në Vazhdim dhe Ministrisë së Shëndetësisë me mbështetjen edhe të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.

Konferenca kishte për qëllim, Prezantimin Zyrtar të Qendrës Kombëtare të Edukimit në Vazhdim dhe arritjeve të saj të deritanishme, informimin e profesionistëve të shëndetësisë dhe aktorëve te sistemit shëndetësor me zhvillimet e reja në kuadër te institucionalizimit të edukimit në vazhdim në Shqipëri, njohjen e profesionistëve të shëndetësisë me kërkesat e programit të ricertifikimit që do të fillojë të zbatohet në Shqipëri që nga janari 2010.

Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili gjatë fjalës së tij në këtë konferencë ka vlerësuar faktin që për herë të pare edukimi i vazhdueshëm bëhet temë qendrore diskutimi e një forumi kaq të madh profesionistësh te shëndetësisë ndërsa theksoi se kjo konferencë zhvillohet në një moment kur Ministria e Shëndetësisë ka përcaktuar edukimin në vazhdim si një nga shtyllat e reformës për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore.

Me tej ministri, Vasili u shpreh se ministria e Shëndetësisë ka vullnetin maksimal për të bërë të mundur përmbushjen e misionit për përmirësimin e shëndetit të popullatës.

"Ministria e Shëndetësisë ka ngritur Qendrën Kombëtare te Edukimit në Vazhdim për të ngritur dhe zbatuar sistemin e akreditimit të aktiviteteve të edukimit të vazhdueshëm dhe atë të ricertifikimit të profesionistëve. Ministria ka miratuar tashmë kuadrin rregullator që përcakton kriteret mbi të cilat do të bëhet ricertifikimi i mjekëve, dentistëve dhe farmacistëve. Në bashkëpunim me institucione të tjera, si Urdhrat e Profesionistëve, Fakultetin e Mjekësisë, Fakultetin e infermierisë, ISKSH, Qendrën Kombëtare të Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditimit te Institucioneve si dhe shoqatat e profesionistëve, janë përcaktuar edhe sanksionet në rast moszbatimi te kërkesave te programit te ricertifikimit" tha Vasili.

k.k/NOA

Â

KOMENTE