Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrestohet 30-vjeçari shqiptar, persekutonte ish-të dashurën
English

Arrestohet 30-vjeçari shqiptar, persekutonte ish-të dashurën

Itali, 11dhjetor NOA - Përfundon në burg një shqiptar 30 vjeçar i cili persekutonte ish - të dashurën. Shqiptari sapo kishte dalë nga burgu dhe menjëherë sa fitoi lirinë ai filloi të persekutonte viktimën e tij, një vajzë 34 vjeçare nga Monza e cila punonte si shitëse në dyqanin e saj. Më parë ata kishin një lidhje midis tyre dhe vajza e la shqiptarin për arsye se ai ishte shumë impulsiv dhe i dhunshëm. Nga ajo ditë për gruan filloi një makth i vërtetë sepse 30-vjeçari e ndiqte atë ngado, si në dyqanin e saj dhe poshtë shtëpisë.

Në këtë mënyrë ajo kërkoi ndihmë tek ish-burri i saj i cili u përpoq të mbyllte këtë gjë por shqiptari reagoi dhunshëm duke e goditur atë dhe kjo ishte arsyeja pse u arrestua kohë më parë.

Pas daljes së tij autoritet u lajmëruan për këtë gjendje me anë të vajzës e cila ngriti padi.

Policia arrestoi shqiptarin 30 vjeçar dhe tashmë ai ndodhet në një burg në Gip të Monzës.

r.b/NOA

KOMENTE