Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Evropiani 2012, UEFA publikon qytetet e Ukrainës ku do luhet
English

Evropiani 2012, UEFA publikon qytetet e Ukrainës ku do luhet

Kiev, 11 dhjetor, NOA - Vetëm pak ditë pasi është hedhur shorti i kombinimit të ekipeve nëpër grupe në kuadrin e Botërorit "Afrika e Jugut 2010", UEFA bën me dijeni se gjatë ditës së sotme do të publikojë raportin e fundit me përgatitjet për Kampionatin Evropian 2012.

Mësohet se ai do të zhvillohet në Ukrainë dhe pikërisht sot, do të publikohet fakti se sa dhe cilat qytete të këtij vendi do të jenë të përfshira në organizimin e ndeshjeve të këtij evenimenti të madh për futbollin evropian.

Bëhet me dijeni se në fakt, Ukraina do ta marrë përsipër që të jetë organizatore e Evropianit 2012 së bashku me Poloninë.

Ndërkaq, në fillim të këtij viti UEFA publikoi emrat e katër qyteteve polake ku do të zhvillohen ndeshjet.

Në Ukrainë është konfirmuar deri tani Kjevi, si një nga qendrat ku do të luhen ndeshjet, ndërsa pritet që të futen në listë edhe Lviv apo Odesa.

n.e/NOA

KOMENTE