Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
GJND, mbyllen sot argumentimet e shteteve për pavarësinë
English

GJND, mbyllen sot argumentimet e shteteve për pavarësinë

Hagë, 11 dhjetor, NOA - Dita e sotme përkon me zhvillimin e seancës së fundit dëgjimore në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi dëgjimin e argumenteve nga shtete të ndryshme të botës për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Procesi i cili ka nisur që në datën 1 dhjetor të këtij muaji mbyllet sot për t'i lënë kohë deri në pranverë këtij organi të lartë gjyqësor të vendosë nëse pavarësia e Kosovës ka qenë apo jo e ligjshme, edhe pse bëhet fjalë për një vendim thjesht këshillëdhënës dhe jo ekzekutiv.

Sipas të dhënave, në seancën e sotme kanë mbetur për të dëshmuar vetëm Venezuela dhe Bolivia, pritshmëria e të cilave është që deklarohen në favor të Serbisë, duke mbyllur kështu gjithë fazën e dëshmive.

Deri tani, nga vendet e paraqitura në seancat dëgjimore 14 kanë mbështetur shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe 10 kanë mbrojtur qëndrimin e Serbisë.

Nga ana e tyre, autoritetet kosovare janë mjaft optimiste jo vetëm për pritshmërinë pozitive të vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, por edhe nivelit në rritje të njohjes së pavarësisë së Kosovës që do të mbërrijë pas këtij gjykimi.

n.e/NOA

KOMENTE