Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
I gjithë qyteti i Fierit zhuritet nga etja, nuk ka asnjë pikë ujë
English

I gjithë qyteti i Fierit zhuritet nga etja, nuk ka asnjë pikë ujë

Reagon qeveria: Ka ndodhur një defekt i rëndë, prej dy ditësh nuk ka ujë

Fier, 11 Dhjetor NOA - Qyteti i Fierit nga mëngjesi i djeshëm ora 09.00, është zhytur në mungesë totale të ujit dhe në asnjë çezmë të familjeve në këtë qytet nuk furnizohet me lëngun e jetës. Lajmin e bën të ditur korrespondenti i agjencisë NOA në Fier dhe konfirmohet edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës-Kanalizimeve e cila i tha NOA-s se defekti ka ndodhur të Enjten rreth orës 09:00.

"Defekti i rëndë ka ndodhur në tubacionin kryesor që furnizon me ujë qytetin e Fierit nga pus shpimet Kafaraj dhe si pasojë nuk është bërë i mundur furnizimi me ujë i banorëve të qytetit të Fierit", - deklaruan burime zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës-Kanalizimeve.

E gjendur në këtë situatë Sh.a Ujësjellës Fier, ka kërkuar ndihmë dhe pohoi se ka gjetur mbështetje nga Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit për të bërë të mundur të përfundojë riparimin e këtij defekti.

Stacioni i pompimit pritet të fillojë nga puna në orët e para të ditës së Shtunë, ndërkohë që furnizimi me ujë i banorëve të Fierit dhe zonës përreth, pritet të bëhet i mundur në mëngjes, si pasojë e kohës së domosdoshme për testimin dhe presimin e rrjetit nga linja kryesore, depo dhe rrjeti shpërndarës.

e.b/r.l/NOA

KOMENTE