Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Masakron gruan me thikë, kapet dhe lirohet nga policia
English

Masakron gruan me thikë, kapet dhe lirohet nga policia

Shkodër, 11 Dhjetor NOA - Një grua mbeti e plagosur rëndë pasi u qëllua me thikë nga bashkëshorti i saj i cili është arrestuar dhe liruar pak orë më pas, informon korrespondenti i agjencisë NOA në Shkodër. Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në lagjen "Partizani" të qytetit Shkodër. Nga hetimet e kryera doli se 52-vjeçari Shemsi Kalaja ka shkuar në banesën e prindërve të të shoqes 35-vjeçare M.Kalaja. Pikërisht në oborrin e shtëpisë së babait të të shoqes që ishte në procedura divorci pas konflikteve të vazhdueshme që kishin pasur, ai e ka goditur 35-vjeçaren me thikë buke.

Gruaja në moshë të re, e lindur në fshatin Golem, Komuna Rrethina, Shkodër, mori mjekim në spital dhe nuk paraqiste rrezik për jetën.

Pak orë më vonë, policia arriti të arrestojë të dyshuarin i cili pak pas ngjarjes u largua për në banesën e tij të vjetër në lagjen "Ahmet Haxhija" të qytetit Shkodër ndërkohë që prej kohësh, ai ishte banues në Yzberisht, Tiranë.

Policia tha se pas prangosjes së të dyshuarit, vendosi ta lërë të lirë dhe ta ndjekë penalisht për plagosje të lehtë me dashje, në gjendje të lirë.

r.d/e.l/NOA

KOMENTE