Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PDU fton në Tiranë një firmë ligjore britanike: Çështja çame në gjykatat ndërkombëtare
English

PDU fton në Tiranë një firmë ligjore britanike: Çështja çame në gjykatat ndërkombëtare

Tiranë, 11 dhjetor NOA - Partia Drejtësi dhe Unitet njoftoi se dje me ftesë të saj kanë mbërritur dje në Tiranë përfaqësues të një prej firmave më prestigjoze ligjore britanike me qëllim njohjen e çështjes çame dhe krijimin e dosjes së domosdoshme për ndjekje ligjore të kësaj çështjeje në gjykatat ndërkombëtare.

"Në mëngjesin e sotshëm, përfaqësuesit e kësaj firme u takuan me historianët Pëllumb Xhufi, Beqir Meta, Ahmet Mehmeti etj për të njohur aspektin historik të gjenocidit mbi popullsinë çame gjatë luftës së dytë botërore dhe sfondin e ngjarjeve pararendëse.

Pasdite ata do të takohen me juristë që janë marrë me çështjen çame, si Mentor Nazarko, etj. për të njohur kuadrin ligjor grek dhe ndërkombëtar dhe për të arritur në përpunimin e një pakete zgjidhjesh juridike.

Nesër, përfaqësuesit e kompanisë prestigjoze ligjore do të jenë në qytetin e Vlorës ku do të dëgjojnë dëshmitarë okularë të gjenocidit mbi popullsinë çame. Në fund të këtyre takimeve, ditën e diel kryetari i Partisë Drejtësi dhe Unitet do të mbajë një konferencë për shtyp për të shprehur arritjet e këtyre takimeve dhe për të paralajmëruar nisjen e ndjekjes ligjore të zgjidhjes së çështjes çame" thuhej në deklaratën për shtyp lëshuar sot nga PDU.

Firma britanike është një ndër më të njohurat në arenën e të drejtës ndërkombëtare për çështje të gjenocidit, spastrimit etnik dhe pronësisë.

Ajo është marrë me zgjidhje ligjore të këtyre problemeve në raste si Kosova, Kroacia, Bosnjë Hercegovina si edhe Kamboxhia me Kmerët e Kuq.

k.k/NOA

KOMENTE