Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia në aksion kundër shoferëve debitorë dhe shkelësve të qarkullimit rrugor
English

Policia në aksion kundër shoferëve debitorë dhe shkelësve të qarkullimit rrugor

Tiranë, 11 dhjetor NOA - Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, vazhdon ende aksionin kundër shoferëve debitorë dhe shkelësve të qarkullimit rrugor.

Gjatë ditës së djeshme, janë ndërmarrë kontrolle dhe masa ndëshkuese ku janë pezulluar për mos shlyerje të detyrime 22 leje qarkullimi të automjeteve. Nga shlyerja e detyrimeve që rrjedhin nga kundavajtjet administrative, u arkëtuan nga posta Shqiptare 425 masa administrative të likuiduara nga drejtuesit e mjeteve. ‘Shërbimet e Policisë së Tiranës do të vazhdojnë me intensitet punën për parandalimin e aksidenteve në rrugë dhe në krijimin e lehtësirave për lëvizjen e lirë të mjeteve, në përputhje me legjislacionin rrugor, me qëllim parandalimin dhe uljen e aksidenteve rrugore. Në këtë kuadër, kontrolle të shumta po ushtrohen në drejtim të vendosjes së rripave të sigurimit, kaskës mbrojtëse, kontrollit të shpejtësisë, përdorimit të alkoolit nga drejtuesit e mjeteve, parkimet e gabuara etj. Po ashtu, kontrolle të vazhdueshme do të ushtrohen kryesisht për parkimet e gabuara, apo parkimet dyshe në akset e qytetit të Tiranës" thuhej në deklaratën për shtyp lëshuar sot nga Policia e Tiranës.

Gjatë ditës së djeshme policia rrugore ka vendosur 183 gjoba dhe ka pezulluar 10 leje drejtimi.

k.k/NOA

KOMENTE