Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qeveria zgjat edhe 3 vjet ndalimin e mjeteve motorike në det
English

Qeveria zgjat edhe 3 vjet ndalimin e mjeteve motorike në det

Kryeministri theksoi se ky vendim është dëshmi e vullnetit të hekurt të kësaj mazhorance, për t'i dhënë përgjigjen më të mirë mafies dhe për të parandaluar krimin. Vendimi nuk u kundërshtua nga Këshilltari i Berishës, Neritan Ceka që deri dje ishte nismëtar i flaktë i anulimit të moratoriumit që e cilësonte shkelje flagrante dhe absurde e të drejtave të njeriut dhe frenim serioz të turizmit

Tiranë, 11 Dhjetor NOA - Këshilli i Ministrave miratoi sot në mbrëmje vendimin për shpalljen e moratoriumit për mjetet motorike lundruese të Republikës së Shqipërisë. Kryeministri Sali Berisha u shpreh se qeveria e merr këtë vendim për të zgjatur afatin në kuadrin e luftës kundër trafiqeve dhe mafies.

"Këto mjete të vogla dhe të shpejta lundrimi nuk kanë asgjë të përbashkët me turizmin, por janë tërësisht industri e mafies dhe trafiqeve, ndaj dhe si një dëshmi e vullnetit të hekurt të kësaj mazhorance, për t'i dhënë përgjigjen më të mirë, për të parandaluar krimin dhe mafien ne zgjasim edhe tre vjet të tjera dhe vazhdimisht deri sa të jemi në pushtet këtë moratorium", - deklaroi Kryeministri.

Ai vuri në dukje se zbatimi i moratoriumit ka pasur efekte jashtëzakonisht pozitive, pasi gjatë këtyre katër viteve fatmirësisht nuk janë shënuar viktima në Otranto dhe brigjet e tjera të vendit,

"Ndërkohë që para moratoriumit, vetëm të regjistruar janë 420 burra, gra, fëmijë, të cilët kanë humbur jetën në thellësitë e ujërave të ftohta të Jonit apo të Adriatikut', - evidentoi shefi i qeverisë.

Duke theksuar se tashmë shqiptarët po shkojnë drejt lëvizjes së lirë dhe heqjes së vizave, Kryeministri u shpreh se ujërat shqiptare do të jenë të pastra prej këtyre mjeteve të përdorura për qëllime kriminale.

"Heqja e vizave është përgjigja më e shkëlqyer e dëshirave, nevojave, problemeve të qytetarëve shqiptarë për të lëvizur në hapësirat e BE-së", - tha Berisha.

"Kështu që sërish famëzezat skafe mbetën vetëm për trafiqe kriminale, ndaj dhe ujërat tona do të jenë të pastra prej tyre. Mendoj se është një masë adekuate, shumë e përshtatshme në betejën e shpallur në luftën me zero tolerancë ndaj mafies", - konkludoi kryeministri.

Vendimi nuk u kundërshtua nga ministrat dhe madje as nga Këshilltari i Berishës, Neritan Ceka që deri dje ishte nismëtar i flaktë i anulimit të moratoriumit që e cilësonte shkelje flagrante dhe absurde e të drejtave të njeriut dhe frenim serioz të turizmit.

Shumë turistë shqiptarë dhe të huaj e cilësojnë si të dëmshëm moratoriumin dhe vlerësojnë se ka shkaktuar humbje për bizneset turistike.

e.r/e.l/NOA

KOMENTE