Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shteti i falimentuar
English

Shteti i falimentuar

Greqia gjendet para gërmadhave, por studentët, të cilët po protestojnë, nuk po kërkojnë përgjegjësi nga udhëheqësit. Grekët në shekullin e 20-të kanë luftuar 15 vjet mes vete. Por, të gjithë së bashku plaçkitën shtetin e tyre. Pra, a është befasi se miliardat nga Brukseli, të cilat e shndërruan Greqinë përkohësisht në një prej shteteve më mirëqenien më të madhe në Ballkan, zhduken në mënyrë të pakontrolluar?

Nga "Die Welt"

Me titullin mjaft domethënës, "Live", në Greqi para gjashtë viteve u botua një libër, i cili mund të shërbejë si alegori për mizorinë aktuale të grekëve. Shkrimtari grek, Petros Makaris, aty përshkruan gjurmët e përgjakshme të vetëvrasjeve, të cilat ndodhin "live", pra para syve të shikuesve para ekraneve televizive, në momentin kur bumi i Olimpiadës në Athinë po e arrinte kulmin. Me këtë rast vdesin disa biznesmenë dhe disa shqiptarë. Dikur konstatohet se nuk bëhet fjalë për miliardat e bllokuara nga BE-ja, por për diçka tjetër, më saktësisht për hijet e së kaluarës. Ngase, siç konstaton inspektori hetues:"Çmenduria në Greqi ka metodë, në një shtet, ky asgjë nuk është më e përjetshme se provizoriumi". Krijesa provizore është shteti i Greqisë, ndërsa çmenduria është historia, e cila edhe më tutje e karakterizon kulturën politike të vendit. Taktin e kombit grek nuk e përcakton shoqëria moderne qytetare, por urrejtjet, lëndimet dhe mentalitetet, të cilat më shumë i ngjasojnë metodave ataviste të veprimit gjatë kohës së osmanëve sesa normave të tanishmes së globalizuar. Një shembull: në momentin kur islandezët u detyruan të përballen vitin e kaluar me pasojat e falimentimit shtetëror, ata vepruan si një shoqëri e përgjegjshme dhe u përballen me pasojat. Në Greqinë e rrezikuar nga gërmadhat, studentët dhe nxënësit e rebeluar po dalin në rrugë, jo për shkak se kërkojnë përgjegjësi nga udhëheqësit e vendit, por për shkak se e konsiderojnë si padrejtësi të plotë faktin se nuk përfshihen në aparatin shtetëror, ku do të mund të përfitonin. Ngase në Greqi shteti nuk konsiderohet si shërbyes apo kornizë e kombit, por si antipod i këtyre gjërave, si një ofrues i subvencioneve dhe prestigjit social. Shteti nuk konsiderohet si zbatues i vullnetit të përbashkët, ndaj të cilit grekët kanë obligime. Kjo para se gjithash ka të bëjë me historinë. Para rreth 400 viteve, grekët ortodoksë në Perandorinë Osmane kontestuan ekzistencën e rajave, personave të shtypur me të drejta më të vogla, të cilët duhej të aranzhoheshin me turqit. Elitat greke në Stamboll dhe ishujt tregtarë në Egje zgjodhën rrugën e kolaboracionit dhe të korrupsionit, ndërsa çobanët dhe bujqit e varfër të Ballkanit zgjodhën rrugën e luftës së armatosur për autonomi. Por, të gjithë e kishin një gjë të përbashkët: pas revolucionit francez, ndjenja e tyre kombëtare nuk u zhvillua për shtetin, por kundër tij, kundër shtetit në të cilin jetonin. Shteti kanë qenë gjithmonë të tjerët. Dhe ata gjithmonë kanë ardhur nga jashtë, jo nga rrethi i ngushtë, i cili u krijua pas revolucionit fitimtar kundër okupimit të huaj në jug të Greqisë në vitin 1827: përkrahësit rusë të presidentit të parë autoritar, Kapodistrias, zyrtarët bavarezë të mbretit të parë, Otto, ithtarët danezë të dinastisë pasuese. Atentatet, kryengritjet, revolucionet zëvendësonin njëri-tjetrin. Dhe gjithmonë fuqitë e mëdha të Europës, si Rusia dhe Britania, ishin të përziera në këto rrëmuja. Sot, studentet në Athinë dhe Selanik demonstrojnë kundër fuqive të largëta, siç janë SHBA-ja dhe BE-ja. Por, nuk është vetëm urrejtja kundër shtetit ajo e cila buron që nga koha e turqve. Edhe mjeti tjetër, i cili që nga ajo kohë është shfrytëzuar për të mposhtur pushtetarët, ka mbijetuar: sistemi i klientelës. Ai në vete ngërthen familjet, fshatrat dhe shtrihet në gjithë shoqërinë. Ai përcakton parimet e besnikërisë, zëvendëson tregun e hapur të punës, e karakterizon sistemin partiak. Ky sistem është dëshmuar si gjatë kohës së regjimeve pushtuese e gjithashtu edhe gjatë periudhës së luftës qytetare. Nëse kësaj ia shtojmë edhe diktaturën e Obristëve, grekët në shekullin e 20-të kanë luftuar 15 vjet mes vete. Por, të gjithë së bashku plaçkitën shtetin e tyre. Pra, a është befasi se miliardat nga Brukseli, të cilat e shndërruan Greqinë përkohësisht në një prej shteteve më mirëqenien më të madhe në Ballkan, zhduken në mënyrë të pakontrolluar? Greqia nuk është vetëm. Shoqëritë e partnerëve në BE, Bullgarisë dhe të Rumanisë, ndjekin struktura të ngjashme, e kandidatë potencialë janë edhe shtetet e dala nga ish-Jugosllavia. Vetëm se grekët kanë një përvojë më të gjatë. Kur sot europianët ankohen për grekët, të cilët kanë mbetur aq të largët, janë pranuar para kohe në BE dhe në eurozonë, kjo ankesë e tyre injorohet nga historia. Në Greqi, Europa e sheh vetën, natyrisht, antikën. Dhe për shkak se rrënjët e veta i sheh në klasiken, Renesancën dhe neo-humanizmin helen, Europa para 200 viteve afroi në gjirin e saj një popull të vogël, të humbur diku në orient. Nga fil-helenizmi i shekullit të 19-të, rruga shpie drejt anëtarësimit të Greqisë në Union në vitin 1981. Fakti se grekët nuk janë nipër të Perikleut, nuk është fshehur kurrë nga grekët. Por, Europa nuk deshi ta dëgjojë këtë fakt.

KOMENTE