English

Turqi, 19 minatorë humbin jetën nga shpërthimi i një minierë

Bursa, 11 dhjetor, NOA - 19 minatorë kanë humbur jetën nga shpërthimi i gazit metan në një minierë qymyri në Turqi.

Mediat turke bëjnë me dijeni se shpërthimi ndodhi në qytetin turk të Bursës, ndërsa minatorët në kohën e shpërthimit po punonin në galeri që ishin 200 metra nën tokë.

Ky shpërthim pason ato të ndodhura së fundmi në dy miniera të Kinës, vend nga i cili jemi mësuar të marrim lajme të tilla tragjike për shembjen e tyre.

Në shpërthimin e parë të Kinës janë vrarë 100 persona, ndërsa atë të dytën vetëm para pak ditësh vdiqën të paktën 90 minatorë dhe rreth 200 minatorë rezultuan të mbyllur brenda në thellësinë prej 40 metra në galeritë nëntokësore.

n.e/NOA

KOMENTE