Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Aksident me dy të vdekur në Kukës, makina ra në humnerë
English

Aksident me dy të vdekur në Kukës, makina ra në humnerë

Kukës, 12 Dhjetor NOA - Dy persona gjetën vdekjen si pasojë e një aksidenti rrugor që ndodhi sot në Kukës kurse një i tretë ka përfunduar me plagë serioze në spitalin vendor. Korrespondenti i agjencisë NOA informon se aksidenti ndodhi në aksin rrugor që lidh Kukësin me Shishtavecin dhe dyshimet e para të çojnë në një aksident të ardhur nga kushtet e këqija atmosferike dhe ato në rrugë. Mësohet se automjeti ka rrëshkikur nga akulli i krijuar në rrugë si pasojë e ngricës dhe shoferi duke humbur drejtimin e mjetit ka dalë nga rruga duke përfunduar në humnerë.

Kalimtarë në vendngjarje dhe policia që mbërriti më vonë, konstatuan se në makinë kishin gjetur vdekjen dy persona ndërkohë që një i tretë ishe plagosur.

Ende nuk janë dhënë emrat e personave të përfshirë në aksident, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje për të nxjerrë trupat dhe makinën nga humnera.

a.b/e.r/NOA

KOMENTE