Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Defekti i tubacioneve, rikthehet uji në Fier pas dy ditësh mungesë
English

Defekti i tubacioneve, rikthehet uji në Fier pas dy ditësh mungesë

Fier, 12 dhjetor, NOA - Pas një mungese prej dy ditësh për shkak të një defekti të rëndë në sistemin e tubacioneve, uji është rikthyer sërish në qytetin e Fierit. Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare të ministrisë së Punëve Publike dhe Transporteve, sipas të cilave stacioni i pompimit të ujit në këtë qytet ka filluar nga puna. "Më datë 10.12.2009, rreth orës 09:00, ka ndodhur një difekt i rëndë në tubacionin kryesor që furnizon me ujë qytetin e Fierit nga pus shpimet Kafaraj, si pasojë e të cilit nuk është bërë i mundur furnizimi me ujë i banorëve të qytetit të Fierit", bëri të ditur ministria.

Duke shtuar më tej se pas dy ditësh ndërprerje, autoritetet përkatëse kanë ndërhyrë duke riparuar defektin e krijuar duke iu rikthyer qytetarëve ujin e munguar.

Paraditja e sotme ishte shënuar edhe si afati konkret i furnizimit me ujë të banorëve të Fierit dhe zonës përreth, si pasojë e kohës së domosdoshme për testimin dhe presimin e rrjetit nga linja kryesore, depo dhe rrjetit shpërndarës.

n.e/NOA

KOMENTE