Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjente klientë bari në kryqëzimin e Freskut , kapet nga Antidroga
English

Gjente klientë "bari" në kryqëzimin e "Freskut", kapet nga Antidroga

Tiranë, 12 Dhjetor NOA - Arrestohet pas tentativës për arrati 22-vjeçari Julian Meta nga trupat specialë të antidrogës pasi u kap pak pasi u pikas që po shpërndante drogë të llojit kanabis sativa bashkë me një "koleg" të tij. I riu krutan ishte shpallur person në kërkim nga policia në Tiranë sepse dihej mjaft mirë se ai shpërndante drogë dhe autoritetet madje ishin në dijeni dhe të vendit ku djali kryente këtë aktivitet të jashtëligjshëm.

Dhe pikërisht Meta u kap në flagrancë nga trupat e Antidrogës në kryqëzimin e "Freskut" në fillim të rrugës për në Dajt, ku bashkë me një shokun e tij u ballafaquan me policinë.

Në fillim të dy djemtë tentuan të largoheshin por më pas ata arritën të kapeshin dhe tashmë 22-vjeçari Julian Meta lindur dhe banues në Krujë do të përballet në prokurori me akuzat, mbajtje dhe trafikim të lëndëve narkotike të tipit kanabis sativa.

r.b/NOA

KOMENTE