Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Klima, BE ofron 2.4 miliardë euro çdo vit për projektet e reja
English

Klima, BE ofron 2.4 miliardë euro çdo vit për projektet e reja

Kopenhagen, 12 dhjetor, NOA - Bashkimi Evropian do të mbështesë projektet për mbrojtjen e klimës në vendet në zhvillim me shumën prej 2.4 miliardë euro në vit.

Ky është vendimi më i fundit i marrë në Samitin e Kopenhagenit, në të cilin BE ka pranuar marrëveshjen për të paguar kaq shumë para në vit vetëm në mënyrë që të parandalohen efektet negative të ngrohjes globale.

Ndërkaq, marrëveshja parashikon edhe që deri në vitin 2050 të reduktohet me 50 përqind sasia e gazrave që shkaktojnë efektin serë.

Sikundër u kërkua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kinës që të deklarohen për kufizimin e emëtimit të dioksid karbonit, ndërsa negociatat mbi perfeksionimin e kësaj marrëveshje do të vijojnë edhe gjatë javës së ardhshme.

Nga ana tjetër, Samiti i Kopenhagenit është shoqëruar edhe me protesta mbarëbotërore ku dhjetëra mijëra njerëz morën pjesë në të ashtuquajturin "marsh kundër ngrohjes globale".

Vetëm në Kopenhagë ku po zhvillon punimet samiti priten sot mbi 60 mijë demonstrues nga e gjithë Evropa.

n.e/NOA

KOMENTE