English

Kokaina, trupat ushtarakë të Leçes kapin një shqiptar

Itali, 11dhjetor NOA - Trupat ushtarakë të Leçes kanë arrestuar sot një shqiptar i cili akuzohet për trafik lëndësh të forta narkotike, informon korrespondenti i agjencisë NOA.. i riu shqiptar me emrin Ilia Moçka, një 31 vjeçar, prej kohësh emigrant në Itali, jetonte në Leçe dhe punonte si shitës ambulant. Ai u bllokua nga autoritetet ditën e djeshme ku u kap me 32.40 gramë kokainë në total, me një sasi parash prej 2.600 eurosh si dhe një çek me vlerë prej 2 mijë eurosh.

Më pas Guardia di Finanza e cila bëri një kontroll në shtëpinë e shqiptarit sekuestroi një peshore preçizioni, dy telefona me karta të ndryshme dhe një sërë letrash të cilat kishin të bënin me aktivitetin që merrej i riu shqiptar.

r.b/NOA

KOMENTE