Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeministri Berisha sot në Vatikan, pritet në audiencë të veçantë nga Papa Benedikti XVI
English

Kryeministri Berisha sot në Vatikan, pritet në audiencë të veçantë nga Papa Benedikti XVI

Romë, 12 dhjetor, NOA - Kryeministri Sali Berisha ndodhet sot në Romë ku do të zhvillojë një vizitë të veçantë në Selinë e Shenjtë, ku do të pritet nga vetë Papa Benedikti XVI në një audiencë të posaçme.

Kjo është vizita e parë e kryeministrit Berisha në Vatikan që nga marrja e postit të kryeministrit dhe prej saj, madje ai ka marrë edhe vendimin për shtyrjen e Kongresit të pritshëm të Partisë Demokratike në këtë datë.

Ndërkaq, vajtjen e tij në Romë e ka kundërshtuar para pak ditësh kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka, i cili madje ka nisur edhe një letër drejt Selisë së Shenjtë me akuzat se ai persekuton katolikët në Shqipëri, ndaj nuk meriton ta vizitojë atë.

Por vizita e Berishës atje përkon edhe me atë të zhvilluar pak ditë më parë në Vatikan të një delegacioni të Kishës Ortodokse Shqiptare, kryesuar nga kryepeshkopi Anastas Janullatos, i cili zhvilloi një takim me Papën Benedikti XVI në të cilin theksuan nevojën e vëllazërisë mes komunitetit katolik dhe atij ortodoks në vendin tonë.

Vizita e Berishës në Vatikan mësohet se do të jetë vetëm një ditore dhe se sot në mbrëmje ai do të kthehet sërish në Tiranë.

n.e/NOA

KOMENTE