Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Operacioni Përtej kufijve sekuestron 300 kg marijuanë, arrestohet transportuesi i saj
English

Operacioni "Përtej kufijve" sekuestron 300 kg marijuanë, arrestohet transportuesi i saj

Gjirokastër, 12 dhjetor, NOA - Plot 300 kilogramë marijuanë është mundur të sekuestrohet nga policia, duke mundësuar edhe arrestimin në flagrancë të Â transportuesit të kësaj sasie të madhe lënde narkotike.

Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore të Gjirokastrës, sipas të cilave kapja e kuintalëve me marijuanë u mundësua në kuadër të operacionit të koduar "Përtej kufijve", në vijim të atij me emrin "Stuhia" ku u sekuestruan 340 kg marijuanë.

Ato sqarojnë se si automjeti tip Xhip Shevrolet me targa false GJ 36 32 A, i drejtuar nga 30-vjeçari Bledar Andoni, lindur dhe banues në Gjirokastër, i dënuar më parë me 6 vjet burg për veprën penale të "Trafikut të femrave për qëllim prostitucioni, mbetur në tentativë", ishte i mbushur me lëndë narkotike marijuanë.

Automjetit i ishin hequr sediljet e pasme dhe ishte mbushur plot me pako një kilogramëshe, të mbështjella me letër natriban ku brenda tyre kishte marijuanë.

Ndërkaq, mësohet se Andoni për t'i shpëtuar kontrollit të policisë kishte vendosur në xhamin e parë një tabelë false me mbishkrimin "D.SH.P.Q/Gjirokastër".

Por në vendin e quajtur "Qafa e Muzinës" në askin rrugor Gjirokastër-Sarandë, ai ka konstatuar se po ndiqej nga policia dhe ka lëvizur me shpejtësi të madhe në drejtim të Sarandës, ndërsa rreth 500 metra larg Urës së Kranesë, policia i preu atij rrugën.

Drejtuesi i automjetit porsa ka parë postobllokun është kthyer me shpejtësi për në drejtim të Gjirokastrës, por edhe në këtë drejtim rruga ishte e bllokuar nga policia dhe për t'i shpëtuar kapjes së policisë, drejtuesi i automjetit ka hedhur makinën në një kanal dhe është larguar me vrap nëpër fushë, ku më pas edhe është kapur.

Automjeti si pasojë e rënies në kanal pësoi dëmtime materiale dhe është transportuar për në mjediset e policisë së Gjirokastrës, ndërsa materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

n.e/NOA

Â

Â

Â

Â

Â

KOMENTE