Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Peshëngritja shqiptare hyn Enciklopedinë Evropiane
English

Peshëngritja shqiptare hyn "Enciklopedinë Evropiane"

Â

Paris, 12 Dhjetor NOA - Arritjet e peshëngritjes shqiptare në arenën ndërkombëtare tanimë janë përjetësuar në një botim prestigjioz që ka për autor zv/kryeredaktorin e të përditshmes së mirënjohur sportive franceze, "L'Equipe", Alen Lunzenfihter. Libri i tij "Enciklopedia e Peshëngritjes Evropiane 1891-2008", përfshin midis figurave që i kanë dhënë tonin këtij sporti edhe një numër drejtuesish dhe peshëngritësish shqiptar, duke nisur nga Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Esat Ademi, e duke vijuar me kampionë të tillë si Erkand Qerimaj, Romela Begaj, Elvis Tabaku, Fetije Kasaj, Daniel Godelli, Gerti Trasha, Briken Calja e të tjerë.

Lunzenfihter, një gazetar i mirënjohur që iu bashkua të përditshmes së mirënjohur franceze që në vitin 1975, është një bashkëudhëtar i sprovuar i sportit në përgjithësi dhe i peshëngritjes në veçanti, i vlerësuar gjerësisht për kontributin publicistik të tij.

Krijimtaria e tij, e cila shtrihet në një numër të konsiderueshëm sportesh dhe mbi një hapësire kohore prej dy dhjetëvjeçarësh, është vlerësuar edhe nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe ai është edhe anëtar nderi i Federatës Botërore të Peshëngritjes (IËF).

Në enciklopedinë e tij, përfshihet për herë të parë si anëtar i Bordit Ekzekutiv i Federatës Evropiane dhe asaj Botërore të Peshëngritjes edhe kreu i Peshëngritjes Shqiptare, Esat Ademi, çka përbën një vlerësim për këtë sport të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Ndërkaq, për të gjithë peshëngritësit shqiptarë të përfshirë në "Enciklopedinë e Peshëngritjes Evropiane 1891-2008", autori Lunzenfihter rreshton edhe arritjet dhe medaljet e tyre në veprimtaritë evropiane dhe ato botërore.

Kjo enciklopedi vjen në përvjetorin e 60-të të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, që do të festohet gjatë ditëve të ardhshme në Tiranë.

Vlen për t'u theksuar se së shpejti, një botim i tillë do të vijë edhe për lexuesin sportiv shqiptar, duke ofruar një enciklopedi të plotë të peshëngritjes shqiptare, historisë dhe figurave të saj.

Sipas drejtuesve të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, ky botim pritet të përpilohet dhe të dërgohet për botim shumë shpejt dhe të jetë në duart e lexuesve në muajt e parë të vitit të ardhshëm.

e.r/NOA

Â

KOMENTE