Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Prifti: Urdhër i prerë që mos ketë ndërprerje të energjisë. Kemi rezerva për tërë dimrin
English

Prifti: Urdhër i prerë që mos ketë ndërprerje të energjisë. Kemi rezerva për tërë dimrin

Tiranë, 12 dhjetor, NOA - Ministria e Energjetikës ka dhënë urdhër të prerë që të mos ketë asnjë ndërprerje të paparalajmëruar të energjisë elektrike për popullatën.

Një fakt të tillë e ka bërë publik vetë ministri Dritan Priti në analizën e tij javore,gjatë së cilës ka bërë me dijeni se dikasteri që drejton jep garanci për furnizim me energji të garantuar dhe pa ndërprerje gjatë gjithë periudhës së dimrit.

"Eshtë urdhër i prerë: Asnjë ndërprerje e paparalajmëruar energjie për qytetarët. Edhe nëse ato ndodhin, kjo nuk është për shkak të mungesës së energjisë, por riparimeve apo ngarkesave të ndryshme në rrjet", ka pohuar ai.

Më pas, Prifti tha se aktualisht ka më shumë se 1 miliardë kilovat/orë energjie rezervë në vend dhe do të ketë furnizim me energji pa ndërprerje gjatë gjithë periudhës së dimrit.

"Tani që kanë nisur edhe dëborat, ajo përbën një rezervë të mirë", tha ai më pas.

Ndërsa lidhur me ndërprerjet e fundit në zonën e Komanit, ai ka bërë me dijeni se kjo ka ndodhur pasi atje po kryhen disa punime për linjat e Malit të Zi dhe prandaj kjo gjë ka ndodhur.

"Eshtë duke u ndërtuar një linjë e re transmetimi me Malin e Zi, një investim i madh nga ne dhe ndaj po stakohet energjia elektrike dhe këto nuk janë për shkak të mungesës së saj, por për shkak të sigurisë që duhet krijuar gjatë punimeve ndërkohë që punojnë punëtorët", tha ai.

n.e/NOA

KOMENTE