Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS: Fushatë njëjavore protestash në të gjithë Shqipërinë
English

PS: Fushatë njëjavore protestash në të gjithë Shqipërinë

Tiranë, 12 Dhjetor, NOA - Nga dita e hënë 14 Dhjetor, Partia Socialiste së bashku me opozitën e bashkuar qytetare do të organizojë në të gjithë vendin një valë protestash popullore për t'i treguar Sali Berishës, kryeministrit të votave të vjedhura e kutive të mbyllura, se qytetarët duan zgjidhje për krizën ekonomike dhe mbrojtje për bizneset e tyre. Pohimin e bëri para disa minutash, deputeti socialist Blendi Klosi në një dalje për mediat.

Ai njoftoi se të hënën 14 dhjetor fillon me Durrësin protesta njëjavore për krizën e demokracisë e të ekonomisë së familjeve shqiptare.

"Ne do të protestojmë në Durrës për të gjitha pasojat e kutive të mbyllura, që nga rritja e çmimit të energjisë apo vizitave në spital, ngritjes se TEC-it famëkeq me qymyr te Zi,

tek mosliberalizimi i vizave edhe për Shqipërinë bashkë me Serbinë, Malin e Zi e Maqedoninë", - tha Klosi.

Ai theksoi edhe se të hënën 14 dhjetor në Durrës do të protestohet "për shkeljen e autonomisë vendore dhe prerjen e fondeve për qytetin nga kjo qeveri ilegjitime".

Por vuri në dukje sidomos se protesta zhvillohet "për liri e të drejta që kërcënohen përditë nga ky pushtet që grabiti votat për të grabitur Shqipërinë".

Klosi lajmëroi edhe se vala e re njëjavore e protestave që nis me qytetin bregdetar për të përfunduar në Tiranë, do të jetë e fundit për këtë vit, por duke i lënë vend një vale tub re në janar:

"Java e ardhshme do të jetë ura që do të lidhë protestat që lamë pas me protestat që do të rifillojnë edhe me fuqishëm pas Vitit të Ri".

e.r/NOA

KOMENTE