Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shiste celularë kontrabandë, kapet dhe i sekuestrohet mallik
English

Shiste celularë kontrabandë, kapet dhe i sekuestrohet mallik

Tiranë, 12 Dhjetor NOA - Specialistë të seksionit Kundër Krimit Ekonomik Financiar kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të Bledian Fejzo, 24 vjeç, lindur në Gramsh dhe banues në Tiranë. Arrestimi i tij u bë, pasi paraditen e djeshme, pranë tregut çam në Tiranë, është kapur duke tregtuar telefona celularë, gjë për të cilën Fejzo nuk dispononte dokumente për origjinën e mallit madje nuk kishte as licencë, për ushtrimin e këtij aktiviteti.

Policia tha se pas kontrollit që u krye nga forcat e rendit, djalit 20 vjeçar iu sekuestruan 73 telefona celularë të markave të ndryshme.

Pas përfundimit të veprimeve proçedurale, materialet do t'i kalojnë Prokurorisë dhe Luan Fejzo do të përballet për veprën penale të "Tregtim dhe transportim të mallrave që janë kontrabandë".

r.b/NOA

KOMENTE