English

Tenton të vrasë shokun me pistoletë, vihet në pranga një 18-vjeçar

Durrës, 12 dhjetor, NOA - Forcat e policisë së Durrësit kanë arrestuar në flagrancë 17-vjeçarin me inicialet Z.M, lindur dhe banues i këtij qyteti.

Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA, duke dhënë detajet se ky arrestim është kryer pasi  ky person dje në mbrëmje ka tentuar që për motive të dobëta të vrasë me armë zjarri 18-vjeçarin Besart Islamaj, banues në Durrës.

Mësohet se i dëmtuari ndodhet në spitalin e Durrësit për ndihmë mjekësore, ndërsa në vendin e ngjarjes u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një predhë plumbi e kalibrit 9 mm.

Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe motivet e kryerjes së veprës penale si dhe gjetjen e armës me të cilën është kryer vepra penale.

Materialet do t'i kalohen prokurorisë së Durrësit për veprën penale të "Vrasjes me dashje e mbetur në tentativë", parashikuar nga neni 76/ e 22 i Kodit Penal. Â

n.e/NOA

KOMENTE