English

Zëdhënësja e PS, "vë në sedër" Berishën: Në je burrë, fakto akuzat

Armela Imeraj: Del Poni i listave të manipuluara, kërkon shkarkimin e Ramës

tiranë, 12 Dhjetor NOA - Zëdhënësja e Partisë Socialiste, Armela Imeraj, vuri në "sedër" sot kryeministri që të faktojë akuzat ndaj kreut të PS, ndërsa shprehu habinë për atë që e cilësoi përpjekje nga mazhoranca për të shkarkuar kryebashkiakun Rama, në kushtet kur janë "të zhytur vetë".

"Karagjozllëku me të vërtetën e me opinionin publik s'ka të sosur. Del Poni i listave të manipuluara e kutive të mbyllura dhe kërkon shkarkimin e Ramës si kryetar bashkie me akuzat që Edi Rama i ka çuar në gjykatë e në prokurori", - u shpreh Imeraj.

Deklarata e saj erdhi pasi Ferdinand Poni deklaroi se do të kërkohet nga këshilltarët bashkiakë demokratë, shkarkimi i Edi Ramës.

"Këta zotërinj janë kapur mat tek kutitë e mbyllura dhe çfarë nuk hapin e përhapin për të shpërqendruar vëmendjen, por e kanë të kotë, sepse nuk i shpëtojnë dot ballafaqimit me të vërtetën duke ngritur një mal shpifjesh e intrigash për t'i larguar sytë e shqiptarëve nga krimi i fshehur në kutitë e 28 Qershorit".

Më tej, duke folur për akuzat ndaj Ramës, Imeraj theksoi se janë dhjetë padi në gjykatë e dhjetë padi në prokurori që e presin Sali Berishën.

"Le të bëhet burrë e t'i faktojë ato akuza të turpshme për çdokënd, jo më për një kryeministër", e "vuri në sedër" Berishën, zëdhënësja e PS.

e.r/NOA - Lexoni si erdhi reagimi: PD: Rama ik, shko bëj dezhurn te pallati yt dhe i Dash Pezës

KOMENTE