Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Konfindustria: Shteti të mos shtrenjtojë dritat siç kërkon CEZ-OSSH
English

Konfindustria: Shteti të mos shtrenjtojë dritat siç kërkon CEZ-OSSH

Tiranë, 13 Dhjetor NOA - Konfindustria, duke vlerësuar si te domosdoshme garancinë e sigurimit të energjisë elektrike për industritë e vendit, njëkohësisht shpreh kundërshtimin e saj në lidhje me mundësitë e rritjes së çmimit të energjisë për vitin 2010. Kryetari i Konfindustrisë Gjergj Buxhuku tha sot se pasoja e parë e ndjeshme e rritjes së çmimit të energjisë do të ishte ndikimi i drejtpërdrejtë në uljen e konkurrueshmërisë së prodhimeve dhe shërbimeve shqiptare në krahasim me vendet e rajonit dhe më tej.

"Kjo, sepse energjia elektrike është njësi bazë e krijimit të kostos së të gjitha prodhimeve dhe shërbimeve, që varësisht industrive të vendit ndryshon nga 6-25% të kostos së përgjithshme", - deklaroi Buxhuku.

Në kushtet e - tregjeve të varfëruara rajonale, evropiane dhe globale nga kriza botërore ekonomike dhe financiare, - nevojës tepër të prekshme për likuiditet të biznesit vendor, - uljes së aftësisë blerëse të konsumatorit shqiptar në gjysmën e dytë të vitit 2009, që pritet të thellohet në vitin 2010, ulja e konkurrueshmërisë do të sillte pashmangshmërisht rritjen e falimentimeve për industritë vendore megjithë pasojat e padëshirueshme shoqëruese.

Sa më sipër Konfindustria kërkon që vendimmarrja për vendosjen e çmimit të energjisë elektrike për industritë/biznesin dhe qytetarët, duhet të ketë parasysh çmimet e energjisë elektrike në vendet konkurruese tregtare të Shqipërisë të paktën në Rajon dhe Europë. Këtu përfshihet dhe marrja parasysh e mundësisë së uljes së çmimit e furnizimit me energji elektrike për bizneset sipas krahasimit me vendet konkurruese tregtare në rajon..

Konfindustria, vlerëson se është e domosdoshme të arsyetohet nga ERE përpara se të merret vendimi për kërkesën e OSSH, sesi është e mundur të kërkohet rritje e çmimit të energjisë elektrike, aq më shumë në shkallën prej mbi 43%, në kushtet kur:- çmimi i energjisë elektrike është në ulje në tregjet ndërkombëtare si pasojë e uljes së ndjeshme të çmimit të karburanteve të ndodhur ne vitet e fundit dhe - të gjendjes mjaft të mirë prej disa vitesh radhazi të prodhimit të brendshëm energjetik.

Kalimi nga monopol publik në monopol të pastër privat të rrjetit shpërndarës të energjisë elektrike pas privatizimit të OSSH, duhet të ishte shoqëruar domosdoshmërisht me rritjen e rolit rregullator dhe profesional të institucioneve rregullatore të sistemit (ERE) dhe ekzekutivit shqiptar, - vlerëson Gjergj Buxhuku, Administrator i Përgjithshëm.

Sa më sipër Buxhuku thotë se është mënyra e vetme për të parandaluar pasojat krejtësisht të dëmshme, që objektivisht mund të rrjedhin nga furnizimi monopol i sotëm i energjisë elektrike të bizneseve, industrive dhe qytetarëve shqiptare. Â

e.r/NOA

KOMENTE