Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
LSI, Haxhinasto: PS të zërë vendin e saj në Parlament dhe të drejtojë reformën zgjedhore
English

LSI, Haxhinasto: PS të zërë vendin e saj në Parlament dhe të drejtojë reformën zgjedhore

Tiranë, 13 dhjetor NOA - "Agjenda e re e bojkotit dhe e protestave nuk është shprehje e vullnetit të shqiptarëve dhe e detyrimeve e përgjegjësive opozitare të PS-së për të kontribuar në këtë moment historik të procesit të integrimit".

Kështu ka deklaruar sot zëvendëskryetari i LSI-së, Edmond Haxhinasto gjatë një dalje sot para mediave ku shprehu keqardhjen për vazhdimin nga ana e lidershipit të PS-së të kursit të saj absurd politik të opozitës destruktive, dhe që sipas tij vetëm politikë e re nuk mund të jetë.

"Nuk është as në funksion të reformës zgjedhore, zgjedhjeve të lira e të ndershme, dhe as të forcimit të institucioneve në Shqipëri, siç po pikturohet rëndom fasada e këtyre protestave.

Nëse vërtetë lidershipi i PS-së i ka këto objektiva, të zërë vendin e saj në parlament dhe të drejtojë reformën zgjedhore" tha Haxhinasot.

Ndërkohë pyetjes së gazetarëve në lidhje me shtyrjen edhe tre vite të tjera moratoriumit për skafet, Haxhinastoi iu përgjigj se "Lëvizja Socialiste për Integrim, por dhe Qeveria do ta bëjë krejtësisht të pa nevojshëm këtë moratorium, sepse shumë shpejtë shqiptarët do të lëvizin të lirë. Dhe kjo gjë i shërben pikërisht këtij procesi të liberalizimit të vizave. Qeveria do të realizoj të gjitha detyrat që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe sigurimin e kufijve, luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, etj, të gjitha këto në proces të lëvizjes së lirë të shqiptarëve. Vendimi i qeverisë për të shtyrë dhe me tre vite të tjera moratoriumin e skafeve, ka si qëllim për të goditur skafistët dhe jo turistët".

k.k/NOAÂ Â

Â

KOMENTE