Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PD: Ndëshkim të rreptë bllokmenëve të rinj, po përpiqen të izolojnë vendin
English

PD: Ndëshkim të rreptë bllokmenëve të rinj, po përpiqen të izolojnë vendin

Tiranë, 13 dhjetor NOA - Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mehilli ka dalë sot në një deklaratë për shtyp me anë të së cilës është shprehur se opozita ka shpallur moton "nuk ka na duhen të huajt".

"Këto ditë, pinjollët e bllokut apo bllokmenët e rinj, Edvin Kristaq Rama, Xhelil Gjoni i ri, Sul Bushati i ri, Bilbil Klosi i ri, Beqja i ri, Shamku e re së bashku me antarët e vjetër të nomenklaturës komuniste Rucin, Doklen e Gjinushin shpallën me gojën e Edvin Kristaq Ramës, liderit lakuriq, platformën e re anti-shqiptare me moton "nuk na duhen të huajt".

Prapa platformës së bllokmenëve të rinj dhe punistëve të vjetër se "nuk na duhen të huajt", qëndron rikthimi në genin e etërve të tyre, të cilët për interesa të pushtetit të tyre kriminal i rezervuan vendit izolimin më të thellë" tha Mëhilli.

"Motoja "nuk na duhen të huajt" e pinjollëve të bllokut dhe punistëve të regjur, të kryesuar nga lideri lakuriq Edvin Kristaq Rama, në një kohë kur shqiptarët kanë nevojë jetike lëvizjen e lirë pa viza në Evropë dhe integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, dëshmon qartë se këta shokë nuk kanë interesa të tjera përveç mbrojtjes me çdo kusht dhe me çdo çmim të interesave të tyre personale dhe të kupolës së mafies që drejtojnë" tha më tej Mëhilli e cila shtoi se PD dënon këtë platformë anti-shqiptare dhe anti- demokratike, kryekëput në funksion të interesave të mafies dhe ekonomisë së saj kriminale, Partia Demokratike u deklaron bllokmenëve të rinj se përpjekjet e tyre për të izoluar vendin sot, do të marrin ndëshkimin më të rreptë dhe më të merituar nga shqiptarë.

k.k/NOA

Â

KOMENTE