Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tiranë, policia kryen një superoperacion, shkatërron një bandë të madhe kriminale
English

Tiranë, policia kryen një superoperacion, shkatërron një bandë të madhe kriminale

Tiranë, 13 dhjetor NOA - Policia e Tiranës dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda organizuan një operacion të koduar "Hijet e Natës" i cili u finalizua me arrestimin e shtatë personave, anëtarë të një organizate të gjerë kriminale.

Aksioni, më i madhi i zhvilluar gjatë këtyre viteve të fundit në territorin e Tiranës, shkatërroi një rrjet të fuqishëm të grabitësve.

Burime nga policia tha se anëtarët e këtij grupi vepronin në vjedhjet e bizneseve të mëdha në Tiranë dhe gjobëvënie.

Elton Lika, Sajmir Kuci, Euklit Habili, Taulant Mataj, Sulejman Bakalli, Dritan Duka dhe Admir Gurri janë shtatë të arrestuarit të cilët akuzohen për një sërë veprash penale, kryesisht vjedhje.

Grupi kriminal ka arritur të mbledhë shuma të mëdha parash duke vjedhur me dhunë dhe kërcënime.

Burime nga policia thanë se janë dokumentuar tërësisht disa prej vjedhjeve të kryera nga ky grup në kohë dhe vende të ndryshme.

Kështu ata akuzohen se kanë vjedhur disa kompjutera në ambasadën daneze, dhe disa kompani të njohura në vend, prej nga kanë marrë shuma të konsiderueshme parash.

Sipas policisë, autorët dyshohet se kanë përfituar nga vjedhjet një shumë parash prej 60 milionë lekë të reja, një pjesë e së cilës u sekuestrua nga policia.

k.k/NOA

KOMENTE