Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vota e Kosovës në balotazh, koalicioni i OJQ-ve jep shifrat e para
English

Vota e Kosovës në balotazh, koalicioni i OJQ-ve jep shifrat e para

Prishtinë, 13 dhjetor - Koalicioni i OJQ-ve kosovare Demokracia në Veprim ka paraqitur sonte një pasqyrë të rrjedhës së procesit të votimeve deri në mesditë, si dhe ka publikuar përqindjen e votuesve që kanë dalë deri në këtë kohë, kurse lajmësoi se orët në vazhdim do të japë të dhënat mbi rezultatet.

"Në bazë të të dhënave të Demokracisë në Veprim, deri në orën 13:00, përqindja e daljes së votuesve në 21 komuna ka qenë rreth 15 për qind", tha Ismet Kryeziu, udhëheqës i "Demokracia në Veprim", në daljen e tij para mediave.

Kryeziu më tej ka paraqitur disa parregullsi të evidentuara nga vëzhguesit e Demokracisë në Veprim.

Sipas tij, parregullsitë më të theksuara janë: incidentet, votimet familjare, votimet e shumëfishta, si dhe prezenca e personave të pautorizuar dhe militantëve partiakë në vendvotime të ndryshme.

"Në Prizren ka pasur ka pasur fyerje në mes të vëzhguesve të LDK-së dhe PDK-së në qendrat e votimit 2004a (shkolla Motra Qeriazi) dhe në qendrën 2062a (shkolla Xhevat Berisha). Ndërsa në qendrën e votimit 2041a ë ka pasur votim familjar", ka thënë Kryeziu në konferencën për media të orës 14:00. Po ashtu, në fshatin Shkozë të Prizrenit një komisioner është duke votuar dhe nënshkruar në emër të të vdekurve në listë. Ndërsa në vendvotimin 2054A/01 në një kabinë votojnë më shumë se një person.

Raste të tjera të parregullsive të shënuara Kryeziu i ka paraqitur edhe ato në Shalë:1304/01, ka pasur tentim për të votuar disa herë.

Ai po ashtu renditi si më poshtë:

Në Kaçanik: Emin Duraku, Doganaj ka njerëz të paautorizuar që rrinë në korridore të shkollave. Në Malishevë: 3036a/03, vëzhguesit partiak i janë gjetur fletëvotime në xhep; ndërsa në vendvotimin 3020/a janë rrahur vëzhguesit e partive politike ndërmjet veti; në 3030a, ka pasur raste kur janë futur më shumë se një fletëvotim në kuti të votimit (3 votime); 10 raste në votime të tjetër kujt.

Në Mitrovicë: 1129/b, militantë të subjekteve politike lëvizin me bluza me mbishkrim të partive politike në qendra të votimeve. Ka pasur edhe votim pa letërnjoftime

Në Rahovec: 1637a, 1638a, 1603d, 1659a ka pasur raste të votimeve në emër të personave të tjerë.

Në Pejë 1727c - ka raste kur votojnë më tepër se dy herë.

Në vendvotimin 2402/a në fshatin Sallagrazhdë të Suharekës një person ka votuar pa letërnjoftim.Â

Demokracia në Veprim ka të angazhuar 1443 vëzhgues, pra në të gjitha vendvotimet e raundit të dytë në 21 komuna, si dhe mbi 100 vëzhgues të ekipeve mobile, përfshirë edhe partnerë ndërkombëtarë të organizatave të ndryshme.

a.b/e.r/NOA

KOMENTE