English

Zgjedhjet në Kosovës, pjesëmarrja e votuesve e vogël

Kosovë, 13 dhjetor NOA - Në votimet e rrethit të dytë të zgjedhjeve komunale që zhvillohen sot në Kosovë ka marrë pjesë vetëm një përqindje e vogël e qytetarëve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se në pjesën e parë të ditës kanë marrë pjesë në zgjedhje jo më shumë se 15 për qind e votuesve, ndërsa pritet që deri në përfundim të procesit të rritet numri.

Sipas, zyrtarë të KQZ-së ka një numër faktorësh që kanë ndikuar në pjesëmarrjen e ulët të votuesve deri në orët e para të pasdites, përfshirë edhe motin e ftohtë që po mbretëron në Kosovë.

Sipas KQZ-së, nga 1189 vendvotime, vetëm 26 prej tyre nuk janë hapur në orën e caktuar për shkaqe teknike, por kjo thuhet se nuk e ka penguar procesin zgjedhor.

Në pjesën veriore të Kosovës, të banuar me shumicë serbe, që i ka bojkotuar zgjedhjet komunale, nuk janë hapur vendvotime të rregullta, por KQZ thotë të ketë dërguar një numër të ekipeve mobile.

Ndërkohë që votimet po zhvillohen pa ndonjë problem, megjithëse vëzhgues të zgjedhjeve nga organizatat joqeveritare thonë se ka pasur disa parregullsi në disa qendra të votimit, ku vlerësohet të ketë pasur votime familjare.

k.k/NOA

KOMENTE