Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Durrës, masakrojnë njëri-tjetrin me mjete të forta, përfundojnë në polici dy burra
English

Durrës, masakrojnë njëri-tjetrin me mjete të forta, përfundojnë në polici dy burra

Durrës, 15 dhjetor NOA - Godasin njëri-tjetrin me mjete të forta, përfundojnë në polici dy burra.

Policia e Durrësit ka çuar për ndjekje penale 43-vjeçarin Haxhi, B., dhe 55-vjeçarin Avdyl D..

Ngjarja për të cilën ka filluar ndjekja penale në gjendje të lirë ndaj dy personave ka ndodhur dje në Durrës kur Haxhi B. dyshohet se ka shkuar në lokalin pronë e shtetasit Avdyl D. dhe ka goditur me mjete të forta këtë të fundit e vëllain e tij, F.D., 50-vjeç dhe më pas ka dëmtuar disa objekte te lokalit.

Më pas edhe i dëmtuari Avdy, D, ka reaguar duke goditur 43-vjeçarin.

Pas ngjarjes tre të dëmtuarit kanë marrë mjekim në spital dhe më pas janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Durrës për kryerjen e veprimeve proceduriale.

Burime nga policia thanë se Haxhi B. akuzohet për veprën penale të "plagosjes së lehtë me dashje" e "prishjes së qetësisë publike", ndërsa Avdyl D. për veprën penale të "plagosjes së lehtë me dashje".

k.k/NOA

KOMENTE