Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lëvizte në Tiranë i armatosur, arrestohet 19-vjeçari
English

Lëvizte në Tiranë i armatosur, arrestohet 19-vjeçari

Tiranë, 15 dhjetor NOA - Udhëtonte i armatosur, arrestohet nga policia një 19-vjeçar.

Efektivat e komisariatit të policisë nr.1 në Tiranë arrestuan dje 19-vjeçarin Elton Haka, lindur e banues në Babrru.

Arrestimi i tij u bë pasi dje rreth orës 04.10 dyshohet se në rrugën "Ali Demi" në Tiranë, është kapur në flagrancë nga Patrulla e Përgjithshme, ku pas një kontrolli në automjetin e tij, tip "Volsvagen Golf 3", pa targa, i është gjetur një armë zjarri pistoletë tip "Zastava", një krehër me dy fishekë, një thikë e fabrikuar me dorezë druri me ngjyrë të zezë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndaj të riut rëndojnë akuzat e  "Mbajtjes pa leje të armëve të ftohta" dhe të "Mbajtjes pa leje të armëve e municioneve luftarake".

k.k/NOA

KOMENTE