Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Përplas për vdekje me makinë një kalimtar, arrestohet 49-vjeçari
English

Përplas për vdekje me makinë një kalimtar, arrestohet 49-vjeçari

Tiranë, 15 dhjetor NOA - Përplas për vdekje me makinë një kalimtar, arrestohet 49-vjeçari.

Aksidenti ndodhi mbrëmë në rrugën e "Durrësit" në Tiranë kur Eduart Mullaraj, 49-vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Foristradë Chevrolet", me targë TR 4802 R, ka aksidentuar këmbësorin Ismail Ademi, 67-vjeç banues në Tiranë, i cili po tentonte të kalonte nga njëri krah i rrugës në tjetrin.

I aksidentuari u dërgua menjëherë në Spitalin Ushtarak Tiranë, ku edhe pas ndihmës së menjëhershme mjekësore nuk mundi të jetonte.

Në vendin e ngjarjes mbërritën hetuesit e aksidenteve për të zbardhur rrethanat.

Pas hetimeve të para, policia kreu arrestimin e drejtuesit të mjetit për veprën penale të "Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor".

k.k/NOA

KOMENTE