Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Protesta në Berat, Rama: Sali Berisha hap kutitë ose largohu
English

Protesta në Berat, Rama: Sali Berisha hap kutitë ose largohu

Berat, 15 dhjetor NOA - Opozita po zhvillon protestën e saj në Berat nën moton "Hap kutitë ose largohu".

Gjatë fjalimit të tij në protestë, kryetari i PS-së, Edi Rama deklaroi se kryefjala e popullit opozitar për Berishën është "Hap kutitë ose largohu".

"Ne do ta bëjmë 2010 vitin e kthimit të atdheut në duart e shqiptarëve.

Votat u numëruan keq dhe shumë keq për llogari të familjes i fshihet syrit të popullit.

Ne jemi këtu për një liri që vazhdon për të drejta të barabarta, pa të cilat nuk ka paqe nuk ka zhvillim

Sali Berisha ka humbur të drejtën për të qeverisur Shqipërinë sepse ka ndaluar hapjen e kutive" tha Rama.

Gjatë fjalës së tij Rama numëroi problemet që ka sjellë kriza ekonomike në vend.

Sipas tij është e papërballueshëm që bizneset e vogla familjare kanosen nga 1 janari nga TVSH dhe tatim fitimi, falimentim i sigurt për shumicën.

Punësimi zero, papunësia dhe varfëria do të vazhdojnë të rrite, ndërsa quajti të papërballueshme vizitat në spitale.

Rama shtoi se ky pushtet është agresiv dhe e ka kthyer qeverinë e vendit në një regjim për llogari të një familje të familjes së Sali Berishës të rrethuar nga shërbëtorë dhe klientë në një oborr ku lidhen e zgjidhen fijet e interesave ekonomike të vendit.

"Protesta jonë do të bëhet pronë e çdo shqiptari që nuk duron dot më këtë shfaqje bajate për integrim, do të protestojmë për liritë dhe të drejta që nuk shiten.

Do të protestojmë në çdo qytet dhe në kryeqytet do të kthehemi në janar.

Opozita është sot më e bashkuar për ta përballur grabitësin e 28 qershorit me të gjithë gënjeshtrat e tij" tha më tej Rama.

Rama i bëri thirrje Berishës të shkojë në gjykatë ku e presin dhjetëra padi, dhe të mos shpifi për opozitën.

k.k/NOA

KOMENTE