English

Vranë një italian, dënohen 3 shqiptarë me 55 vjet burg

Itali, 15 Dhjetor NOA - Ditën e sotme është dhënë dënimi për dy nga shqiptarët e kapur dhe një italian të cilët vitin e shkuar në bashkëpunim kanë kryer një vrasje. Viktima ishte një italian 37 vjeçar me emrin Roberto Siri. Grupi mafioz përbëhej nga katër persona nga të cilët tre shqiptarë dhe autoritetet kanë arritur të kapin vetëm dy prej tyre.

Më saktësisht Orges Goxhaj dhe Ervin Zela janë dënuar me 16 vjet heqje lirie për krimin e kryer në bashkëpunim.

Ndërsa për italianin Samuel Costa është dhënë një dënim prej 22 vjetësh në burg.

Për sa i përket shqiptarit tjetër Arjan Qoshku vendimi është dhënë njësoj si për italianin Costa me 22 vjet heqje lirie.

Por ndërkohë që dy shqiptarët dhe Italiani janë të mbyllur në burg për Qoshkun nuk është e njëjta gjë pasi ai nuk është kapur nga autoritetet dhe tashmë mendohet të ketë ikur në arrati jashtë Italisë.

Autoritetet italiane thonë se janë në kërkim të shqiptarit dhe në hetim të informatave rreth tij nga dëshmitarë, shoqëri dhe komshinj të shqiptarit.

r.b/NOAÂ

KOMENTE