Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Afirmohen metodologji të reja në mësimdhënien e arsimit profesional
English

Afirmohen metodologji të reja në mësimdhënien e arsimit profesional

U mbajt në Prishtinë, simpoziumi "Firmat ushtrimore dhe partneriteti me biznese në Kosovë"

Prishtinë, 16 Dhjetor NOA - Në simpoziumin "Firmat ushtrimore dhe partneriteti me biznese në Kosovë" që u mbajt në Prishtinë, u afirmuan metodologjitë e reja të mësimdhënies në arsimin profesional, informon korrespondenti i agjencisë NOA në Prishtinë.

Ky aktivitet është organizuar në bashkëpunim- MASHT, Kultur-Kontakt Austria, Swisscontact, Korporata Austriake për Zhvillim (Austria Development Cooperation) , Zyra Zvicerane për bashkëpunim në Kosovë dhe GTZ .

Fjalën përshëndetëse e mbajti Enver Hoxhaj, ministër i Arsimit, i cili ndër tjera tha se, synimi i MASHT është që të ndryshojmë dhe ridefinojmë rolin e arsimit të mesëm profesional në Kosovë.

Ai në vazhdim tha se deri më tani shkollat e mesme kanë aftësuar nxënës vetëm për shkollim universitar, tash e tutje do të aftësojnë nxënës për tregun e punës dhe kësisoj të ndikojmë në zhvillimin ekonomik të vendit.

Dy vitet e fundit kemi bërë përpjekje që arsimi profesional të bëhet fusha më e rëndësishme në sistemin e arsimit të Kosovës. Sivjet ka filluar ndërtimi i dy "Qendrave të Përsosmërisë", ndërsa edhe dy të tjera do të ndërtohen gjatë vitit 2010.

Firmat ushtrimore në 55 shkolla të mesme të Kosovës po kryejnë misionin e tyre me sukses falë ndihmës së pakursyer të partnerëve tanë ndërkombëtarë dhe ky bashkëpunim do të vazhdojë ende.

Ministri Hoxhaj ka falënderuar përfaqësuesit e Kultur Kontakt -it, Swisscontact-it, GTZ dhe të tjerët për kontributin e tyre në aplikimin e metodologjive bashkëkohore të mësimdhënies në arsimin profesional.

Jemi në shekullin 21, shekullin e dijes, ndërlidhja e arsimit me ekonominë është prioritet yni për të cilin do të angazhohemi maksimalisht që të jemi në hap me kohën,- tha ministri Hoxhaj.

Firmat ushtrimore kanë filluar të funksionalizohen në vitin 2004 (fillimisht 1) për t'u zhvilluar pastaj dhe shtuar në 55 sosh.

Deri me tani janë trajnuar 100 mësimdhënës, ndërsa Kosova tashmë është e kyçur në Rrjetin Evropian të Firmave Ushtrimore dhe ka marrë pjesë edhe në panaire ndërkombëtarë.

Nxënësit e futur në firmat ushtrimore gjatë vitit shkollor veç tjerash mësojnë se si të krijojnë kontakte të reja biznesi me firmat tjera për shitblerje,mësojnë sesi të hulumtohet tregu dhe punë praktike në ndërmarrje virtuale, varësisht nga lloji i veprimtarisë së përzgjedhur.

Për mënyrën e organizimit,funksionimit,sukseset dhe efektet e metodologjive te reja të mësimdhënies, kanë prezantuar aktivitetin e tyre menaxherë të firmave në shkolla të ndryshme të Kosovës si dhe përfaqësues të biznesit në Kosovë të cilët e mbështesin veprimtarinë e këtyre firmave.

a.b/e.r/NOA

KOMENTE