Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Benitez kërkon holandezin, Van Nilsteroi, një hap larg Liverpulit
English

Benitez kërkon holandezin, Van Nilsteroi, një hap larg Liverpulit

Tiranë, 17 Dhjetor NOA - Liverpuli është gati që të blejë kartonin e Rud van Nistelruit për gjashtë muaj, kur të hapet merkatoja e muajit Janar.

Ish-lojtari i Mançester Junajtid, i cili kaloi një dëmtim të gjatë ka mbetur aktualisht jashtë planeve të Realit të Madridit.

Nilsteroi ka kërkuar largimin nga reali, për të gjetur më shumë hapësirë, pasi synon që të grumbullohet edhe me ekipin holandez, në finalet e Kupës së Botës.

Rafa Benotez po i bën llogaritë në sulmin e Liverpulit, përveç Fernando Torresit, edhe me Van Nilsteruin.

Me një përforcim të tillë, objektivi për të prekur katërshen më të mirë të Premier Ligës, që të arrihet kualifikimi edhe në "Champions" shihet i realizueshëm.

Megjithatë, Van Nilsterui kaloi një periudhë të gjatë dëmtimi dhe Liverpuli nuk dëshiron që të shpenzojë shumë për të blerë kartonin e tij nga Reali.

Gjiganti spanjoll, me afrimet e Kristiano Ranaldos, Benzema, Kaka dhe Huguain, nuk pritet që t'i krijojë hapësirën e duhur 33- vjetarit.

Arsenali dhe Blekbërni janë dy ekipet të tjera që kanë shfaqur interes për të fituar shërbimet holandezit. Van Nilsteroi beson se në "Anfild" do të jetë destinacioni i tij i radhës.

r.b/NOA

KOMENTE