Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Deputetja e PS-së, Ligori: Ka ardhur koha të protestojmë për skandalet qeveritare
English

Deputetja e PS-së, Ligori: Ka ardhur koha të protestojmë për skandalet qeveritare

Elbasan, 16 dhjetor, NOA - Eshtë koha të protestojmë më fort se kurrë kundër këtij pushteti që ka vjedhur votat tuaja e i mban ato të mbyllura në kuti dhe bashkë me to edhe shpresat dhe ëndrrat tona, të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë.

Me këto fjalë iu është drejtuar deputetja socialiste, Shegushe Ligori banorëve të Elbasanit duke hedhur idenë e domosdoshmërisë së mbajtjes së protestave kundër njeriut që sipas saj, një ditë para protestës së parashikuar të mbahet në këtë qytet të nesërmen.

"Sali Berisha nuk e njeh e nuk do ta njohë varfërinë e qytetit tim dhe të gjithë Shqipërisë, nuk di se ka njerëz në këtë vend që nuk ngopin as barkun me bukë, sepse ai nuk sheh tej oborrit të familjes së tij, nuk e njeh jetën e tyre të vërtetë, ngaqë edhe votën e ka të gënjeshtërt", pohon në deklaratën e saj Ligori.

Më tej, shton me shqetësim se kryeministri Berisha nuk e di se janë qindra mijëra qytetarët e këtij vendi që nuk përballojnë dot faturat e energjisë elektrike dhe se nuk paguajnë dot faturat e vizitave mjekësore ne spitalet e këtij vendi.

"Berisha i ka borxh vetëm biznesit të qytetit tim rreth 100.000 milion lekë të rinj për investimet e bëra në shkolla, rrugë dhe që janë të palikuiduara vetëm sepse ato nuk janë biznese të familjes së tij apo të fallzlliçëve të tij", apeloi deputetja socialiste Ligori para qytetarëve të Elbasanit.

Sipas saj, janë mbi 400 biznese të vegjël që rrezikojnë të mbyllen vetëm në Elbasan, sepse qeveria kërkon t'u marrë frymën me taksa të tepërta, pasi e ka boshatisur buxhetin e shtetit me taksën që paguajmë të gjithë për paaftësinë e tij dhe makutërinë e njerëzve të tij.

"Për të gjitha këto, për të rrëzuar Gërdec qeverinë gjithë Shqipëria ka nisur të protestojë, nesër Elbasani do të protestojë, do të protestojë me thirrjen hap kutitë ose largohu bashkë me to!", është thirrja që u bëri në fund qytetarëve të Elbasanit deputetja Shegushe Ligori.

n.e/NOA

KOMENTE