English

Fixherald: Në janar do tërheqim 4.500 trupa nga Kosova

Prishtinë, 16 Dhjetor NOA - NATO konfirmoi sot se aleanca në janar do t'i reduktojë për 4.500 forcat në Kosovë për shkak të përmirësimit të situatës së sigurisë në vend. Komandanti i NATO-s për Evropën Juglindore, admirali Mark Fixherald, deklaroi në Beograd se NATO-ja do të mbajë 10 mijë trupa në Kosovë, dhe shtoi se mund të ketë reduktime të mëtejme.

Ai tha se forca e policisë së Kosovës dhe 2.500 punonjësit e policisë dhe drejtësisë të Bashkimit Evropian, gradualisht do të marrin përgjegjësitë nga paqeruajtësit e NATO-s. "Ne kemi 28 baza në Kosovë dhe presim t'i reduktojmë në 18 baza në janar dhe shkurt. Duke i liruar disa trupa tona atje, ato do të mund të përdoren për misione tjera", tha Fixherald. Ai gjithashtu i lëvdoi marrëdhëniet e Serbisë me aleancën, raporton RFE: "Nuk kemi pasur incidente apo shqetësime me ushtrinë e Serbisë tashmë dhjetë vjet", tha admirali Fixherald.

KOMENTE