English

I riu i vrarë pranë Delvinës, një vajzë hedh dyshime për vetëflijim

Sarandë, 16 Dhjetor NOA Update - I riu që u gjet i vrarë sonte pranë Delvinës, shtohen edhe më shumë dyshimet që mund të jetë vetëflijuar. Dyshimet rriten pasi një vajzë 18 vjeçare e marrë në pyetje mbrëmjen e sotme nga policia e Sarandës, ka deklaruar se kishte një raport me të ndjerin Fildian Liçaj.

Vajza ka dëshmuar se sot pas mesdite, Fildiani ishte i tronditur dhe këtë gjë e ka demonstruar, duke nxitur vajzën që të paralajmërojë dhe familjarët e 19-vjeçarit.

Policia nuk dha detaje të tjera për dëshminë e vajzës mbi rrethanat dhe shkaqet që ajo beson që Fildiani të ketë kryer vetëvrasje, gjithsesi, hetimet po vazhdojnë.

Djali 19-vjeçar gjeti vdekjen pak minuta pasi u gjet i plagosur rëndë pranë vendbanimit të tij në zonën e Delvinës.

Korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA raportoi se ngjarja ka ndodhur 500 metra në dalje të fshatit Bajkaj, i cili ndodhet rreth dhjetë kilometra larg qytetit të Delvinës, mbrëmjen e sotme në orën 19.05, kur19-vjeçari Fildian Liçaj, lindur e banues në fshatin Bajkaj, u gjet nga disa banorë të zonës, i plagosur rëndë me një plumb arme zjarri.

Me shpejtësi, ai u transportua për në spitalin e Sarandës, ku 15 minuta më vonë, ndërroi jetë.

Mjeku Altin Papa në këtë spital, i tha korrespondentit të agjencisë NOA, se Liçaj kishte marrë një plumb në shpatullën e majtë, ndërkohë që arma e përdorur, një pistoletë TT, është gjetur nga policia, vetëm pak metra larg vendngjarjes.

Në këtë mënyrë, policia dyshon shumë se vendi ku u gjet i plagosuri, është i njëjtë me vendngjarjen.

Policia tha se po heton për të gjetur shkaqet dhe rrethanat në të cilën ndodhi ngjarja dhe autorët e saj.

e.b.e.r/NOA

KOMENTE