English

Kanos me thikë kushëririn e tij, arrestohet nga policia 58-vjeçari

Tiranë, 16 dhjetor NOA - Kanos me thikë kushëririn e tij, arrestohet nga policia një 58-vjeçar.

Ngjarja ndodhi dje në fshatin Vaqarr të Tiranës kur Haxhi Shima dyshohet se ka kanosur me thikë 35-vjeçarin Xhevdet Shima.

Burime nga policia thanë se dy personat ishin kushërinj me njëri-tjetrin dhe mes tyre kishte nisur një sherr.

Pas fjalëve të ndërsjella, 58-vjeçari ka nxjerrë një thikë dhe ka kërcënuar me jetë kushëririn e tij.

Policia e njoftuar për ngjarjen nisi menjëherë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit ndaj të cilit rëndojnë akuzat e "mbajtjes pa leje të armëve të ftohta" dhe "kanosjes".

k.k/NOA

KOMENTE