English

PS miraton rezolutën për krizën ekonomike

FOTO

Tiranë, 16 dhjetor NOA/UPDATE - Gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare zhvilluar ditën e sotme, Partia Socialiste miratoi rezolutën që synon të minimizojë krizën ekonomike që ka përfshirë vendin. Ekspertët socialistë deklaruan se viti 2009 po mbyllet me një rritje negative ekonomike, por thellimi i saj do të ndodhë në vitin 2010.

Gjatë asamblesë, kreu i opozitës ka mbajtur një fjalim ku ka radhitur shkaqet e krizës që sipas tij mbetet kryeministri Sali Berisha i cili fshehu dhe thelloi krizën ekonomike në vend.

Rezoluta e cila u miratua sot me mbështetjen e të gjithë anëtarëve të Asamblesë Kombëtare i kërkon qeverisë të marrë masa urgjente kryesisht në fushën e politikave fiskale, politikave monetare dhe në fushën e politikave të përgjithshme qeveritare.

Rezoluta përmban propozime konkrete të Partisë Socialiste në të gjitha shtyllat e ekonomisë së vendit, ku sipas saj Shqipëria ka nevojë për një ekonomi funksionale tregu për ti bërë ballë konkurrencës pa kufij, për një ekonomi që mbështetet në kursimet e siguruara nga zhvillimi i brendshëm ekonomik dhe nga formalizimi i saj dhe si pikë kryesore theksohet krijimi i një klime favorizuese dhe liria e konkurrencës.

k.k/NOA

KOMENTE