Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pyetësori i KE, Bregu: Përgjigjet brenda 31 marsit të vitit 2010
English

Pyetësori i KE, Bregu: Përgjigjet brenda 31 marsit të vitit 2010

FOTO

Tiranë, 16 dhjetor NOA - "Përgjigjet e pyetësorit të Komisionit Evropian do të realizohen brenda 31 marsit të vitit 2010". Kështu ka deklaruar sot ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, gjatë një konference për shtyp.

"Kalendari i përgjigjes së pyetjeve sipas kapitujve të pyetësorit fillon nga data 16 dhjetor, ndërsa kemi parashikuar fundin e tij më datë 31 mars të viti 2010", tha Bregu.

Ajo shtoi se qeveria do të bëjë ç'është e mundur që çdo institucion të ketë një periudhë për t'iu përgjigjur pyetjeve me cilësi, por pa zvarritje.

"Motoja jonë kryesore gjatë këtij procesi është cilësia dhe vërtetësia. Ky proces do të ketë ritëm dhe nuk do të ketë ngecje.

Pyetësori përmban 2280 pyetje, të përfshira në 384 faqe dhe që janë të ndara në 33 kapituj. Ndërkohë, ka dy kapituj shtesë, për efekt të pyetësorit, një për kriterin politik dhe një për atë ekonomik" tha më tej ministrja Bregu.

Për përgjigjet e këtij procesi janë të angazhuara 48 institucione, mbi 800 nëpunës civilë, 58 përkthyes, 27 trajnues ndërkombëtarë.

Ministrja tha se janë ngritur 35 grupe pune që funksionojnë pranë institucioneve përkatëse, ndërsa janë trajnuar deri tani 460 nëpunës për një periudhë tremujore.

k.k/NOA

KOMENTE