English

Shiti dashin për 22 mijë lekë, paratë ishin të falsifikuara

Elbasan, 16 dhjetor, NOA - I ka shitur një dash një personi të panjohur me makinë, por kur ka numëruar më pas paratë ka vënë re se ato ishin të falsifikuara. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në fshatin Hardhi të Elbasanit dhe denoncimin rreth saj e ka bërë 63-vjeçari me inicialet H.E, lindur dhe banues i këtij fshati.

Sipas deklarimit të tij, një person i panjohur i ka blerë atij një dash me një vlerë prej 22.000 lekësh dhe bashkë me një person tjetër është larguar me një automjet tip Benz.

Më pas, 63-vjeçari ka konstatuar se paratë që iu dhanë ishin të falsifikuara dhe bëhej fjalë për 6 copë kartmonedha 500-lekëshe dhe 19 copë kartmonedha 1.000-lekëshe, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Ndërkaq, forcat e policisë janë janë duke punuar për identifikimin dhe kapjen e autorit kurse materialet iu kaluan prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme mbi veprën penale "Falsifikimi i monedhave", e cila parashikohet nga neni 183 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE