Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vodafone Duo - dhurata perfekte për ju dhe njerëzit tuaj më të shtrenjtë
English

Vodafone Duo - dhurata perfekte për ju dhe njerëzit tuaj më të shtrenjtë

Tiranë, 16 Dhjetor NOA - Një zgjidhje tepër e veçantë për dhuratë ju pret në të gjithë dyqanet e Vodafone. Këto ditë festive të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri ju mund t'i gëzoni njerëzit tuaj të dashur me një dhuratë vërtetë të veçantë - paketa Vodafone Duo.

Kjo paketë e veçantë ju ofron një set prej dy aparatesh celularë të prodhuar ekskluzivisht për Vodafone, si dhe dy paketa komunikimi me parapagesë.

E gjithë paketa përfshihet në një kosto të vetme që nuk mund të sfidohet. Secili prej numrave të paketës ka një hapësirë masive prej 1000 minutash 100 SMS dhe 100 MMS për me numrin tjetër të paketës për çdo muaj, dhe kjo, për plot një vit prej momentit fillestar të aktivizimit.

Vodafone Duo përbën një zgjidhje tepër të zgjuar të komunikimit me parapagesë dhe klientët kanë mundësinë të zgjedhin mes planeve tarifore Vodafone Card dhe Vodafone Club.

Veç kësaj ekziston mundësia për të përzgjedhur llojin e aparateve të paketës për t'iu përshatur buxhetit dhe preferencës së gjithkujt.

Klientët mund të blejnë paketën me setin e dy aparateve shumëngjyrëshe Vodafone 227 për vetëm 9990 lek (me TVSH) ose paketën me setin e aparateve Vodafone 228 për vetëm 15800 ALL (me TVSH).

Të dy numrat e paketës do të kenë edhe një kredit fillestar prej 400 ose 500 lekësh në varësi të planit tarifor Club ose Card.

Kjo ofertë është e vlefshme deri në 14 Janar 2010 dhe mos harroni se numri i paketave është i kufizuar.

Dyqanet Vodafone ju mirëpresin që të përzgjidhni dhuratën unike që do blini për të dashurit tuaj për këto ditë festive.

KOMENTE