Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
BERZH publikon strategjinë e re për Shqipërinë
English

BERZH publikon strategjinë e re për Shqipërinë

Tiranë, 17 Dhjetor NOA - Bordi i BERZH-it (Banka Evropiane për Rindërtim e Zhvillim), ka krijuar një strategji të re për Shqipërinë, e krijuar për të mbështetur zhvillimin e mëtejshëm të vendit duke paraqitur synimet kryesore për ekonominë shqiptare. Strategjia e re thekson progresin e arritur nga Shqipëria vitet e fundit nëpërmjet reformave politike, të cilat ndihmuan të përmirësonin mjedisin e përgjithshëm të biznesit në vend dhe i dhanë një nxitje procesit të afrimit të vendit në BE.

Politikat e rëndësishme ekonomike, investimet e vazhdueshme nga jashtë si edhe ekspozimi i limituar i Shqipërisë në tregjet botërore kanë ndihmuar të zvogëlojnë ndikimet negative të krizës financiare botërore.

Megjithëse ka pasur rënie të eksporteve dhe pakësim të remitancave, ekonomia shqiptare vazhdon të regjistrojë një rritje pozitive megjithëse në nivele më të ulëta se përpara. Shqipëria pritet të ketë një rritje prej 3 për qind në vitin 2009 dhe një rritje të mëtejshme prej 1.5 për qind në vitin 2010.

Sipas strategjisë së re, në vitet në vijim synimet kryesore të Shqipërisë do të jenë konsolidimi i institucioneve shtetërore, vazhdimi i përmirësimit të klimës së investimit në vend, vazhdimi i investimeve të mëtejshme në infrastrukturë dhe sigurimi i zhvillimit të mëtejshëm i sistemit bankar.

Nëpërmjet aktiviteteve të saj, BERZH do të mbështesë vendin për arritjen e këtyre synimeve.

BERZH do të vazhdojë të mbështesë sektorin bankar në Shqipëri, duke siguruar financim nëpërmjet huave dhe në kapitalin aksioner të kompanive, duke përfshirë linjat e kredisë për huadhënie ndaj bizneseve mikro, të vogla dhe të mesme dhe huatë për eficencen e energjisë si edhe produktet për ndarjen e riskut për t'i mundësuar bankave të rritin huadhënien në sektorin real të ekonomisë.

Banka do të mbështesë investimet e mëtejshme në infrastrukturë, energjetikë dhe projektet bashkiake dhe mjedisore, duke përkrahur qeverinë për të arritur partneritete të mëtejshme publike-private dhe koncesione në mënyrë që të tërheqin kapitalin privat.

Një prioritet tjetër i BERZH-it në Shqipëri do të jetë vazhdimi i mbështetjes së zhvillimit të sektorit të korporatave ose nëpërmjet huadhënies direkte për kompanitë ose nëpërmjet mënyrave financuese të Bankës si p.sh Linja e Financimit të BERZH dhe Qeverisë Italiane për Ndërmarrjet Lokale dhe Linjën e financimit të BERZH për Western Balkans Sustainable Energy Direct Financing Facility.

Që në fillimet e veprimtarisë së saj në Shqipëri, BERZH ka investuar 545 milion € në sektorë të ndryshme të ekonomisë, nga të cilat 55 milion euro janë investuar në vitin 2009. Me një plan projektesh të rëndësishëm përpara, BERZH do të rritë volumin e biznesit të saj në Shqipëri në vitin 2010.

e.r/NOA

KOMENTE