Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bode: Pagat e pensionet do të shpërndahen këtë muaj, s'ka shtyrje
English

Bode: Pagat e pensionet do të shpërndahen këtë muaj, s'ka shtyrje

Tiranë, 17 dhjetor NOA - Ministria e Financave me anë të një deklaratë për shtyp lëshuar ditën e sotme ka komentuar deklaratat e opozitës në lidhje me pagat, pensionet dhe shpërblimet e fundvitit duke sqaruar se të gjitha pagesat për pagat e pensionet do të shpërndahen sipas ligjit dhe nuk do të ketë asnjë shtyrje pagese për në muajin Janar.

"Ministria e Financave do të paguajë brenda muajit Dhjetor edhe te gjitha shpërblimet prej 1 miliard lekë, sipas vendimit të qeverisë Nr. 1215 dt. 16.12.2009, për punonjësit e administratës publike në masën 10 mijë dhe 15 mijë lekë.

Ministria e Financave brenda muajit Dhjetor do të kryeje pagesat për shumën 1.4 miliard lekë, sipas vendimit te qeverise Nr. 1216 dt.16.12.2009 për shpërblimin e të gjitha kategorive të pensionistëve në shumën 2500 lekë për pension, përfshirë pensionet e pleqërisë, familjare, të invaliditetit, ish-minatorët, ish -punonjësit e industrisë ushtarake dhe të gjithë kategoritë e tjera me trajtim pensioni të parakohshëm dhe trajtim të veçantë financiar" thuhej në deklaratën e ministrisë së Financave.

Më tej kjo ministri sqaron se brenda këtij muaji do të përfundojnë edhe të gjitha pagesat e prapambetura prej 400 milion lekë për personat me aftësi të kufizuara dhe ata që përfitojnë ndihmë ekonomike.

k.k/NOA

KOMENTE