Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Deputetja Shamku thirrje kryeministrit: Berisha, jepu rrogat mësuesve ose largohu
English

Deputetja Shamku thirrje kryeministrit: Berisha, jepu rrogat mësuesve ose largohu

Tiranë, 17 dhjetor, NOA - "Ne i themi Sali Berishës jepu rrogat ose largohu". Me këtë deklaratë i është drejtuar kryeministrit deputetja socialiste Ledi Shamku, e cila përmes saj ka shprehur zemëratën e selisë rozë ndaj vendimit të fundit të qeverisë për shtyrjen e pagës së dhjetorit për buxhetorët.

Duke marrë në mbrojtje kategorinë e arsimtarëve përfaqësuesja socialiste tha se po mbushen tre muaj që mësuesit e dispozicionit, nuk kanë marrë ende asnjë gjysëm leku për shërbimin që u kanë ofruar nxënësve.

"Po mbushen tre muaj që këta argatë fatkeqë shtyjnë ditët, gojëkycyr prej zorit se po të ndjehen për rrogën që u takon. Ndaj mësuesit nuk flasin, por ne i themi Sali Berishës jepu rrogat ose largohu", vuri në dukje Shamku.

Sipas saj, kryeministri Berisha harxhoi 2 milion euro vetëm për banderola, me papërgjshmërinë e tij la pa rroga gjithë mësuesit me kontratë.

"Sikur të mos mjaftonin grevat studentore të urisë, mësuesit e marrë peng nëpër mitingje komuniste apo të flakur në mes të katër rrugëve se nuk u binden borive ogurzeza të këtij palo ahegnxhiu, sikur të mos mjaftonte rreshti i stërgjatë i mësuesve të papunë, sot edhe ata mësues të punësuar, u dashkan t'i shërbejnë veresie shefit të analfabetizmit, e të mbajnë barkun me dorë, ata dhe fëmijët e tyre, pasi rrogave nuk po u duken gjurmët", tha ajo.

Duke përfunduar se socialistët i thonë Sali Berishës që rroga për ty nuk është asgjë përballë fitimeve të shumta që të sjell biznesi i kryeministrit, por për familjet të cilat jetojnë me punë të ndershme rroga është jetë dhe mbijetesë. "Ndaj të bëjmë thirrje jepu rrogat ose largohu", tha Shamku.

n.e/NOA

Â

KOMENTE